Nxirja e lekures

Nxirja është procesi me të cilin ngjyra e lëkurës është me e erret ose e nxire. Nxirja e lekures, qoftë nga koha e kaluar në një plazh, në nje kabine solare, apo përmes ekspozimit të rastësishëm, është i dëmshëm dhe i rrezikshëm.

Nxirja e shkaktuar nga rrezatimi i dëmshëm ultravjollcë (UV) nga rrezet e diellit ose kabinat solare dhe nëse keni një të tillë, do të thotë që ADN-ja brenda lëkurës tuaj është dëmtuar. Dëmi kumulativ i shkaktuar nga rrezatimi UV mund të çojë në plakje të parakohshme të lëkurës (përfshirë rrudhat, lëkurën e dobët, njollat kafe), si dhe kancerin e lëkurës.

TE PAVERTETA

TE VERTETA

Nxirja ne nje kabine solare eshte e shendetshme.

Nxirja eshte rezultat i mbrojtjes qe organizmi juaj ben nga rrezet UV.

Nxirja ne kabine te mbron nga dielli.

Nxirja e lekures ne nje lekure te hapet ofron nje SPF 4.

Nuk mund te nxiheni ne nje dite me re.

Deri në 80% të rrezatimit UV diellor mund të depërtojnë në mbulesën e dritës së reve.

Nuk mund te nxiheni kur jeni ne uje.

Uji ofron vetem nje mbrojtje minimale karshi rrezatimit ultraviolet dhe reflektimi i rrezeve ne uje rrit ekspozimin karshi rrezeve UV.

Rrezatimi UV ne dimer nuk eshte i rrezikshem.

Rrezatimi UV është përgjithësisht më i ulët gjatë muajve të dimrit, por reflektimi i borës mund të dyfishojë ekspozimin tuaj të përgjithshëm, veçanërisht në lartësi të madhe.

Kremerat mund te me mbrojne mua keshtu qe mund te rri ne uje sa te dua.

Kremrat e diellit nuk kanë për qëllim të rrisin kohën e ekspozimit të diellit, por të rrisin mbrojtjen gjatë ekspozimit të pashmangshëm. Mbrojtja që ata ofrojnë varet në mënyrë kritike nga perdorimi i saktë i tyre.

Neqoftese ben pushime te herpashershme gjate banjes ti sdo te digjesh.

Ekspozimi ndaj rrezeve UV eshte kumulativ gjate gjithe dites.

Neqoftese nuk ndjen ngrohtesine e rrezeve te diellit ti nuk do digjesh. .

Djegja nga dielli shkaktohet edhe nga ato rreze Uv qe ju nuk I ndjeni.