Hemangjomat janë lezione beninje, vaskulare që mund të paraqitet
klinikisht nga nje njolle e kuqe deri ne formen e nodusit. Ngjyra e
tyre zakonisht varion nga e kuqja e ndritshme në blu-vjollcë. Ato janë
lezionet më të zakonshme të lëkurës që ndodhin tek foshnjat.
Hemangjomat karakterizohen nga sjellja e tyre tipike; duke shfaqur
rritje të shpejtë gjatë muajve të parë të jetës, e ndjekur nga nje
zbehje dhe ngushtim i ngadaltë dhe spontan kur fëmija rritet.