Ekzistojnë katër forma kryesore të kancerit te lekures.
Karcinoma bazoqelizore
Kjo është forma më e zakonshme e kancerit të lëkurës, por edhe më pak e
rrezikshmja. Në mënyrë tipike paraqet si një element i ngritur në lëkurë
me një buzë të ndritshme, si perle, një plagë që nuk shërohet, ose një
kruste që rritet ngadalë me kalimin e kohës. Nëse lihet pa trajtuar,
mund të ulçerojë dhe te invadoje indet më të thella.
Keratoza aktinike
Janë lezione prekanceroze; në 10 - 15% të rasteve ato mund të zhvillohen
në karcinoma e skuamoqelizore, kështu që ato duhet të mjekohen për të
parandaluar përparimin. Kjo ndodh më së shpeshti te njerëzit e moshës
mesatare dhe të moshuar, në zonat më të ekspozuara ndaj diellit, siç
janë fytyra, qafa, veshët, pjesa e pasme e duarve dhe kokës. Paraqet si
pllaka te skuqura te ashpra me pak skuame ne siperfaqe.
Karcinoma skuamoqelizore
Kjo është forma e dytë më e zakonshme e kancerit të lëkurës, që ndodh në
zona të lëkurës që kanë pasur shumë ekspozim në diell, siç janë fytyra
dhe koka. Paraqet si një nodus krustoz i cili mund të rritet shpejt dhe
të bëhet e ulçeruar dhe me sekrecione ne siperfaqe. Mund të përhapet me
shpejtësi, veçanërisht nëse ehste e lokalizuar në buze, veshë, gishta
dhe gishtërinjtë, ose tek pacientët medeficite imunitare. Trajtimi
kirurgjikal për të hequr lezionet është thelbesor.
Melanoma
Kjo është forma më pak e zakonshme e kancerit të lëkurës, por edhe më e
rrezikshmja. Mund të prekë njerëzit e çdo moshe, ndryshe nga llojet e
tjera te kancerit te lekures që janë më të zakonshme tek njerëzit e
moshuar. Pamja klinike ndryshon shume, mund te paraqitet si nje njolle e
hiperpigmentuar e cila ndryshon madhesine, ngjyren dhe konturet me
kalimin e kohes. Por mund te paraqitet klinikisht edhe si nje nyje me
ngjyre te kuqe apo roze. Melanoma mund te perhapet ne organet e
brendshme prandaj kerkohet trajtim i menjehershem.