Dermatofibromat janë lezione fibrotike beninje, të cilat paraqiten si
të forta, depresive ose të ngritura, që variojnë në madhësi nga disa
milimetra deri në disa centimetra në diametër. Zakonisht janë kafe,
por herë pas here mund të shfaqen ne ngjyre rozë.
Dermatofibromat më shpesh gjenden në pjesët e poshtme të një trupit,
megjithëse ato mund të ndodhin kudo.
Shpesh ata janë diagnostikuar gabimisht si cista ose nevi
melanocitike. Per te diagnostikuat dermatofibromen klinikisht mjafton
me dy gishterinj te shtypim anet e saj dhe ne mes te lezionit formohet
nje depression i lehte. Kjo quhet shenja e pinching.