Kanceri i lekures zakonisht shkaktohet nga rrezatimi ultraviolet por
faktoret e rrezikut jane te shumte. Ekspozimi i tepert ndaj rrezeve
ultraviolet eshte shkaku me i shpeshte i kancerit te lekures.
Dy tipet kryesore te rrezatimit UV ndaj te cilit jeni ekspozuar
depertojne ne trashesi te ndryshme te lekures. Sa me shume kohe kaloni
ne diell aq me shume rrezet e tij fillojne te demtojne ADN-ne e
lekures dhe indet. Ne me te miren e rasteve ky demtim shkakton plakje
te parakohshme dhe rrudha te lekures. Ne rastin me te keq ky demtim
con ne nje lekure te dobet dhe eventualisht kancer te saj.
Ekspozimi i limituar ne rrezet e diellit ka benefitet e veta. Rrezet
UV-B stimulojne prodhimin e vitamines D3, e cila eshte e rendesishme
per nje shendet te mire dhe sistem te forte kockor. Per kete arsye nje
doze e vogel rrezatimi diellor cdo dite eshte gjithshka na duhet.
Ndersa rrezatimi diellor na ben te ndihemi mire emocionalisht ,
demtimi qe i shkakton lekures eshte me i madh se perfitimi ne kohe te
shkurter qe i ben humorit tone.
Demtimi qe dielli i shkakton lekures eshte i perhershem. Ndersa djegja
nga dielli mund te zbehet, ndryshimet qe i ndodhin lekures mbeten. Cdo
ekpozim i rradhes ne diell shton me shume demtimet ne sistemin dhe
materialin tashme te dobesuar imun dhe gjenetik te lekures.