Lezionet e lëkurës janë anomali që ndodhin në sipërfaqen e lëkurës. Ato
zakonisht shfaqen ne moshat e medha , por mund të jene prezent në çdo
fazë të jetës tuaj. Lezionet e lëkurës janë të zakonshme dhe zakonisht
të padëmshme, por herë pas here ato mund të jenë shenja paralajmëruese
për diçka më serioze, përfshirë kancerin e lëkurës.
Për fat të mirë, lezionet kanceroze mund të identifikohen ne fazat e
hershme , duke lejuar që kanceri të trajtohet në mënyrë më efektive.
Klikoni në karcinomën e qelizave bazale, karcinomën skuamoze të
qelizave, keratozën aktinike dhe faqet e melanomës për të mësuar më
shumë rreth llojeve të ndryshme të lezioneve të lëkurës si te
monitorohen.
Duken ndryshe klinikisht krahasuar me pjesën tjetër
Janë asimetrike ose kanë kufij të pabarabartë
Janë më të gjera se 6 mm
Jane me siperfaqe te ashper ne prekje
Kanë me shumë ngjyra
Kruhen
Jane hemoragjike
Jane si lezione perle ne dukje
Duken si plagë qe nuk sherohen
Mos supozoni se një vend i dyshimtë është i padëmshëm vetëm sepse nuk dhemb. Jo të gjitha lezionet kancerogjene janë të dhimbshme.
Një mënyrë e thjeshtë për të kujtuar disa nga këto shenja është rregulli ABCDE.
A është lezioni asimetrik?
A ka kufij të padallueshëm apo të pabarabartë?
A e ndryshon ngjyrën?
A është më i madh se 6 mm në Diametër?
A ka evoluar madhësia, forma apo sjellja e saj me kalimin e kohës?
Të gjitha nevuset tuaja duhet të duken mjaft të ngjashme; të njëjtën formë dhe ngjyre. Nëse shfaqet një lezion i ri që është i ndryshëm nga pjesa tjetër, mund të jetë i dyshimtë. Kjo quhet shenja e “patokut te shemtuar”.